Michael Gove: Miliona britanikë të gatshëm të pranojnë refugjatë ukrainas në shtëpitë e tyre - NACIONALE

Michael Gove: Miliona britanikë të gatshëm të pranojnë refugjatë ukrainas në shtëpitë e tyre

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri për Strehim dhe Komunitete vuri në dukje sondazhet që tregojnë se një në 10 persona është gati të strehojë refugjatë që po ikin nga pushtimi rus në Ukrainë. Komentet erdhën pasi z. Gove zbuloi se tani janë dhënë 3,000 viza për refugjatët ukrainas, me rrugën e re të 'sponsorizuar' që do të fillojë këtë javë.


Sipas skemës 'Shtëpi për Ukrainën', personat që ofrojnë strehim pa qira për të paktën gjashtë muaj do të marrin një pagesë mujore prej 350 funtash nga qeveria. Individët, organizatat bamirëse, grupet e komunitetit dhe bizneset, të gjithë do të kualifikohen për të strehuar refugjatë. Refugjatëve të sponsorizuar do t'u jepet tre vjet leje për të qëndruar në Britani dhe do të lejohen të punojnë dhe të kenë qasje në shërbimet publike.


Gove tha se Mbretëria e Bashkuar qëndron prapa Ukrainës në këto çaste të vështira dhe u bëri thirrje popullatës që t'u bashkohen përpjekjeve qeveritare për të ndihmuar refugjatët. Ai tha se shpresonte se 'dhjetëra mijëra' njerëz do të strehohen në Britani si pjesë e skemës së re, ndërsa Evropa po përballet me krizën më të madhe humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore.


Regjistrimi i qytetarëve për të shprehur gatishmërinë e tyre për strehimin e refugjatëve do të fillojë të hënën, kurse brenda një jave pritet që të arrijnë refugjatët e parë sipas skemës, bëri të ditur Gove. /Nacionale/

Lajme të ngjashme