Mësoi veten të lexonte në moshën dy-vjeçare, vogëlushi i bashkohet Mensas
Një djalë dy-vjeçar që e kishte mësuar veten të lexonte është pranuar si anëtari më i ri i Mensa-s në Mbretërinë e Bashkuar.
Katër vjeçari me emrin Tedi (Teddy) nga Portisheadi në Somerset, mund të numërojë deri në 100 në gjashtë gjuhë joamtare, përfshirë edhe gjuhën mandarin që flitet në Kinë.
Mensa pranon njerëz që kanë përqindje prej 98 e më lart në një test të aprovuar të inteligjencës.
Nëna e Tedit, Beth Hobbs, tha se ai ishte mësuar të lexonte kur i kishte pasur vetëm 26-muaj “duke shikuar televizion për fëmijë dhe duke kopjuar tingullin e shkronjave”, raporton BBC.

Por, kishte edhe tjetërçka që kishte tronditur prindërit e Tedit.
“Ai po luante në tabletin e tij, duke i bërë disa tinguj që s’i njihja dhe kur e pyeta se çka po bënte, ai më tha “Mam, po numëroj në gjuhën mandarin,” – kujton znj. Hobbs.
Teddi u bë anëtar i Mensas kur ishte tre-vjeçar, duke e bërë anëtarësin më të ri aktual në organizatën në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ai po e kupton që shokët e tij s’mund të lexojnë ende dhe s’e kupton pse, kështu që është e rëndësishme për ne që ta mbajmë modest,” – shtoi nëna e tij.