Mesazh për kundërshtarët? ShBA dërgon në Lindjen e Mesme nëndetëse me energji bërthamore - NACIONALE

Mesazh për kundërshtarët? ShBA dërgon në Lindjen e Mesme nëndetëse me energji bërthamore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në mes të luftimeve Izrael-Hamas, një lëvizje tjetër e rrallë ka ardhur nga ShBA, ku ushtria amerikane ka njoftuar dërgimin në Lindjen e Mesme, të një nëndetësje me raketa të drejtuara.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, këto nëndetëse mund të pajisen me raketa të avancuara balistike ose Tomahaëk. Nga Komanda Qendrore e ShBA-së, është bërë e ditur se nëndetësja është e klasit Ohio dhe ka hyrë në zonën e saj në kohën kur sekretari i Shtetit Antony Blinken, po bën një turne në rajon.

Dijmë se Blinken deri më tani ka vizituar Izraelin, Bregun Perëndimor, Turqinë, Irakun, Jordaninë dhe Qipron, ndërsa ky udhëtim është i dyti i tij në rajon që nga shpërthimi i luftimeve.

Sa i përket nëndetëses, Klasa Ohio është një grup nëndetësesh me energji bërthamore që mund të mbajnë deri në 24 raketa bërthamore Trident II D5. Ato janë të njohura për fshehtësinë e tyre dhe aftësinë për të vepruar në heshtje nën sipërfaqen e oqeanit, gjë që i bën të pazbulueshme për kundërshtarët.

Kjo lëvizje e fundit nga ShBA është parë si një njoftim i rrallë, pasi nuk është e zakonshme që të bëhet e ditur lëvizja e aseteve të tilla strategjike. Madje, dihet se nëndetëset bërthamore amerikane funksionojnë thuaje në fshehtësi të plotë.

Prandaj, mediat e huaja shkruajnë se përmes kësaj lëvizje, ShBA në fakt është duke dërguar mesazh drejt kundërshtarëve në rajon, nga të cilët kohët e fundit ka pasur kërcënime për zgjerim të konfliktit.

Kujtojmë se, ShBA tashmë ka parë sulme të nivelit të ulët ndaj aseteve të saj në Irak dhe Siri dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin kishte njoftuar më herët se kombi i tij do të përforconte asetet e tij të sigurisë në Lindjen e Mesme dhe gjithashtu në Izrael.

ShBA që nga nisja e konfliktit ka dërguar edhe një numër të mjeteve të tjera të marinës në zonë, duke dy përfshirë luftëanije - USS Dwight D. Eisenhower Carrier Strike Group dhe USS Gerald R. Ford Carrier Strike Group.

Lajme të ngjashme