"Mënyrë efektive" - bëhen virale “kapelet" kundër kopjimit në Filipine - NACIONALE

"Mënyrë efektive" - bëhen virale “kapelet" kundër kopjimit në Filipine

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Imazhet e studentëve që mbajnë të ashtuquajturat "kapele kundër kopjimit" gjatë provimeve në shkolla në Filipine, janë bërë virale në mediat sociale.

Studentëve në një kolegj në Legazpi City iu është kërkuar të mbanin mbulesë koke që do t'i pengonte ata të shikonin provimet e të tjerëve, e shumë kësaj kërkese i ishin përgjigjur duke krijuar “kapele” nga kartoni, kuti të vezëve e materiale të tjera të ricikluara.

Profesoresha e këtyre studentëve ka folur për BBC-në, duke thënë se kishte kërkuar “një mënyrë argëtuese për të siguruar integritet dhe ndershmëri” në klasat e saj.

Mary Joy Mandane-Ortiz, një profesoreshë e inxhinierisë mekanike në Kolegjin e Inxhinierisë Universitare Bicol, është shprehur se ideja kishte qenë "me të vërtetë efektive".

U bë e ditur se kjo ide, ishte zbatuar për provimet e fundit afatmesme, të cilat u mbajtën nga qindra studentë në kolegj në javën e tretë të tetorit.

Mandane-Ortiz tha se kërkesa e saj fillestare kishte qenë që studentët të bënin një dizajn "të thjeshtë" nga letra. Ajo ishte frymëzuar nga një teknikë e ngjashme e përdorur në Tajlandë disa vite më parë.

Në vitin 2013, një imazh që shfaqte një dhomë studentësh të universitetit në Bangkok duke marrë fletët e provimit ndërsa mbanin ​​fletë letre të ngjitura në të dyja anët e kokës së tyre për të ndaluar shikimin e tyre anash ishte bërë virale.

Ndërsa, në Filipine për të përmbushur këtë kërkesë, disa nga studentët kishin vënë kapele, helmeta apo maska të Halloween.

Fotografitë e tyre të shpërndara në Facebook, kanë mbledhur mijëra pëlqime brenda pak ditësh duke tëhequr vëmendjen e mediave.

Sipas profesoreshës, Mandane-Ortiz, këtë vit studentët e saj kishin dalë më mirë në provime, pasiqë ishin të motivuar nga kushtet e rrepta të provimit për të studiuar më shumë.

Lajme të ngjashme