Melania Trump e hedh në treg kriptovalutën e vet
Zonja e parë në ardhje e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, ka hedhur në treg një kriptovalutë në prag të inaugurimit të bashkëshortit të saj, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
Njoftimi erdhi pasi presidenti i zgjedhur gjithashtu e njoftoi hedhjen në treg të kriptovalutës së tij, “$Trump”. Vlera e të dyja kriptovalutave është rritur, por ato janë ballafaquar me tregti të brishtë, raporton televizioni BBC.
“Meme Melania zyrtare është drejtpërdrejt! Ju mund të blini $MELANIA tani” – shkroi të dielën në rrjetin X zonja Trump.
The Official Melania Meme is live!
— MELANIA TRUMP (@MELANIATRUMP) January 19, 2025
You can buy $MELANIA now. https://t.co/8FXvlMBhVf
FUAfBo2jgks6gB4Z4LfZkqSZgzNucisEHqnNebaRxM1P pic.twitter.com/t2vYiahRn6
Në uebfaqen e “Meme Melania zyrtare” thuhet se ajo është kripto-aset i themeluar dhe i përcjellë në zinxhirin “Solana”.
Sipas uebfaqes “CoinMarketCap”, kriptovaluta “$Trump ka vlerësim të përgjithshëm të tregut prej rreth 12 miliardë dollarësh, ndërsa $Melania rreth 1 miliard e 700 milionë dollarë.
Në të kaluarën, Trumpi i kishte quajtur kriptovalutat “mashtrim”, por gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar u bë kandidati i parë për president që pranoi asete digjitale si donacione.
Gjatë fushatës, Trumpi gjithashtu ka premtuar se do të ndërtojë një rezervë strategjike të kriptovalutës “Bitcoin” dhe do të emërojë rregullatorë financiarë që marrin një qëndrim më pozitiv ndaj aseteve digjitale.
Pas fitores së Trumpit në zgjedhje, vlera e kriptovalutës “Bitcoin” arriti në nivel rekord dhe tani për tani po tregohet në vlerën e rreth 107 mijë dollarëve, sipas platformës tregtare “Coinbase”./Nacionale