Meksika i kundërpërgjigjet ShBA-së: Çfarë taksa t’ju vendosim deri ta ndalni konsumin e drogës? - NACIONALE

Meksika i kundërpërgjigjet ShBA-së: Çfarë taksa t’ju vendosim deri ta ndalni konsumin e drogës?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Meksika i është kundërpërgjigjur kërcënimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, se ai do t’i vendosë taksa të reja shtetit fqinj derisa autoritetet atje ta luftojnë trafikimin e drogës drejt ShBA-së.

Meksika për një kohë të gjatë ka qenë në shënjestër të Trumpit, kur bëhet fjalë për imigrantët pa dokumente dhe ka theksuar se taksa do të mbetet në fuqi “derisa droga, sidomos fentanili, dhe të gjithë të huajt e paligjshëm ta ndalin këtë pushtim të vendit tonë”, raporton televizioni BBC.

Një kundërpërgjigje erdhi nga kryetari i Senatit të Meksikës, Gerardo Fernandez Norona, i cili në rrjetin X shkroi: “Çfarë taksash duhet t’u vendosim mallrave të tyre [amerikanëve] derisa ata t’i ndalin konsumimin e drogave dhe eksportimin e armëve ilegalisht në vendin tonë?”

Edhe pse presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ende nuk është kundërpërgjigjur ndaj kërcënimit të Trumpit me taksa, ministri i Financave në të kaluarën ka paralajmëruar se çfarëdo takse e vendosur ndaj mallrave meksikane do të mund të nxiste taksa hakmarrëse.

“Nëse më vendos mua taksë 25 për qind, do të duhet të reagoj me taksa dhe unë jam importuesi yt kryesor” – kishte paralajmëruar më parë ai.

Në një shkrim të publikuar në rrjetin “Truth Social”, Trumpi tha se taksat ndaj Meksikës dhe Kanadasë do të mbeten në fuqi derisa këto dy vende t’i luftojnë drogat, në veçanti fentanilin, dhe imigrantët që e kalojnë ilegalisht kufirin.

“Edhe Meksika, edhe Kanadaja i kanë të drejtën dhe fuqinë absolute për ta zgjidhur lehtësisht këtë problem që po valon për kohë të gjatë. Është koha që ato të paguajnë një çmim shumë të madh” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme