Medvedevi thotë se s’do të ketë bisedime me Ukrainën pas sulmit në Kursk - NACIONALE

Medvedevi thotë se s’do të ketë bisedime me Ukrainën pas sulmit në Kursk

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmi ukrainas në rajonin Kursk të Rusisë nënkupton se nuk do të ketë më bisedime mes Moskës dhe Kievit derisa Ukraina të mposhtet në fushën e betejës, tha të mërkurën ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.

Medvedevi, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, tha: “Bisedat e rëndomta të ndërmjetësve të vetëshpallur të temës së moralshme të paqes kanë pushuar. Edhe nëse ata nuk mund ta thonë këtë në mënyrë të zëshme, të gjithë e njohin realitetin e situatës”, raporton agjencia “Reuters”.

“Ata kuptojnë që NUK DO TË KETË BISEDIME DERISA ARMIKU TË SHKATËRROHET TËRËSISHT DHE PLOTËSISHT!” – shtoi ai.

Medvedevi, i cili e ka paraqitur veten si njëri nga mbështetësit më të fortë të Kremlinit kundër Perëndimit, tha se bisedimet “e parakohshme dhe të panevojshme” që ishin sugjeruar më parë “kishin perspektivë të qartë dhe jo rezultate të prekshme”.

Në anën tjetër, edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më parë se nuk do të ketë bisedime me Rusinë pa u larguar të gjitha trupat ruse nga Ukraina.

Në media ishte raportuar ditë më parë se sulmi i befasishëm i Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë e kishte parandaluar zhvillimin e bisedimeve të planifikuara që të mbaheshin në Katar mes Ukrainës e Rusisë për një armëpushim të pjesshëm.

Lajme të ngjashme