Mediat boshnjake: Dodik planifikon ta takojë Lavrovin dhe Putinin
Udhëheqësi secesionist serb i Bosnjës Milorad Dodik planifikon të takojë ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov të martën në Beograd dhe presidentin Vladimir Putin më 17 qershor në Moskë, raporton istraga.ba.
“Kjo mund të provokojë disa njerëz në Perëndim, por çfarë mund të bëj. Detyra ime është të siguroj stabilitet për popullin tim”, tha Dodik në një fjalim të shkurtër, i ndërprerë nga duartrokitjet.
Dodik, të cilin administrata e SHBA e ka sanksionuar në mënyrë të përsëritur për minimin e përpjekjeve për paqe dhe sundimin e ligjit, është mbështetës i vendosur i Moskës dhe ka refuzuar që BeH të vendos sanksione ndaj Rusisë, për të cilat Perëndimi ka bërë thirrje.
Ai ka bërë vazhdimisht kërcënime secesioniste gjatë dekadës së fundit për të nxjerrë Republikën Serbe të Bosnjës nga Bosnje-Hercegovina dhe së fundmi ka bërë thirrje për një shpërbërje paqësore të BiH.