"Me gjasë tumor", raportohet se Andrew Tate është i sëmurë
Ekipi i Andrew Tate, i cili ndodhet në paraburgim për sulm seksual dhe shfrytëzim, po pretendon se klienti i tyre ka një pikë të errët, me shumë gjasë tumor, në mushkritë e tij.
Mediumi anglez “The Independent” ka raportuar në lidhje me këto pretendime të ekipit të tij, të cilat duket se janë bërë në një deklaratë për “Mail Online”.
“Tate ka një pikë të errët në mushkrinë e tij, me shumë gjasë një tumor.” – citohet të ketë thënë një zëdhënës, i cili po ashtu, ka thënë se Tate ka pasur një konsultë mjeksore në Dubai për një “problem serioz shëndetësor”.
Ekipi i tij ka shtuar se doktorët në Rumani dhe Dubai kanë shënuar dokumente mjekësore, që konfirmojnë se ai ka një shenjë në pjesën e sipërme të mushkrisë së djathtë, që mund të jetë shenjë e një tumori.
Po ashtu, është kërkuar që Tate të lirohet nga burgu, në mënyrë që të marrë trajtimin mjekësor në Dubai.
Sidoqoftë, zyrtarët rumunë kanë refuzuar që ta lejojnë atë që të shkoi në Dubai, duke thënë se ai mund ta marrë trajtimin në Rumani.
Ndërkohë, para pak ditësh, Tate dhe vëllait të tij, Tristian, iu vazhdua masa e paraburgimit deri më 27 shkurt.
Kush është Andrew Tate?
I lindur në dhjetorin e 1986-s në rajonin e Ëashingtonit, Emory Andrew Tate III (emri i plotë i tij) është i biri i një mjeshtri të shahut dhe i një asistenteje në sportin e kateringut. Pasi familja shkoi në Chicago dhe Goshen të Indianapolisit, prindërit iu ndanë, dhe Tate me vëllanë shkuan me nënën e tyre në Luton, Angli.
Tate mbeti i lidhur me babain përmes shahut, një lojë që e mësoi kur ishte 5 vjeç.
Por, më pas ky u bë kikbokser, prej më të dekoruarve në kategorinë e tij, dhe videot e tij listohen nën tituj të tillë si “Andreë Tate në formën më të mirë ishte bishë absolute!” Por, më pas ai u tërhoq sërish.
Në vitin 2016, ai u paraqit si banor në sezonin e 17 të “Big Brother” në Britani të Madhe. Ai u përjashtua nga ky emision pasi i doli një video ku dukej ai duke e goditur një grua me rrip.
