Kush është Andrew Tate, njeriu më i frikshëm në internet?
Artikulli është shkruar nga The Washington Post dhe është përkthyer nga Nacionale.
Shumë kohë para se të bëhej i godituri i një shakaje virale nga aktivistja Greta Thunberg, apo para se të akuzohej për trafikim me njerëz, Andrew Tate thoshte se mërzitej shumë derisa rritej.
Si fëmijë, mërzia e tij tejkalohej nga shahu me shpresën se do të ndiqte hapat e babait si një shahist i madh sepse, siç tha njëherë: “kjo është gjëja që dua të bëjë më së shumti.” Kur u mërzit së mposhturi të rriturit, ai iu kthye kikboksit, duke rrëzuar kundërshtar pas kundërshtari në mbarë Evropën. Dhe kur u mërzit me luftën fizike, ai iu kthye sulmeve verbale, duke u bërë influenceri i të drejtave të burrave i njohur për fjalët ekstremisht misogjinike e të dhunshme kundër grave. Ai do të ndërtonte një bazë fansash milionëshe në qoshet më të errëta të internetit, duke e bërë njërin prej personaliteteve më të shikuara në mediat sociale të moshës së tij.
Tate – i lindur në Amerikë – dhe i cili së bashkë me të vëllanë Tristanin u arrestuan në Rumani për trafikim me njerëz dhe për formimin e një grupi të krimit të organizuar, është një misogjinist dhe seksist i cilësuar si “njeriu më i frikshëm në internet” nga kritikët dhe “mbreti i maskulinitetit toksik” nga fansat.
Ish kampioni i kikboksit njihet për sulmet e tij kundër grave – qoftë kur thotë se gratë që sulmohen seksualisht duhet të marrin “pak përgjegjësi”, qoftë kur thotë se gratë janë “të dhuruara te burrat dhe që i përkasin burrit” ose kur thekson në videot online që ai del me vajta nga 18 e 19 vjet sepse te to mund të lë gjurmën e tij.
“Nuk jam dhunues, por më pëlqen ideja thjesht të kesh mundësi të bësh çfarë të duash,” – tha një herë në njërën prej videove të tij duke treguar arsyen pse kishte shkuar nga Anglia në Rumani. Aty shtohej se “40 për qind e arsyes” pse ai shkoi në Rumani ishte se do ta kishte më të lehtë t’i ikte akuzave për dhunim. “Më pëlqen të jem i lirë,”
Tate, 36 vjeçar - që e ka përshkruar veten si ekspert vetëndihmues për burrat dhe që rregulisht është fotografuar duke tymosur cigare para veturave të shpejta dhe armëve - e ka rritur profilin e tij pas bisedave me figura të së djathtës ekstreme si Alex Jones dhe Mike Cernovich. Ai mori vëmendje kryesisht në TikTok – një prej shumë platformave që tashmë ia ka bllokuar llogarinë për shkak të fjalëve të vazhdueshme misogjiniste – ku videot me thurjen #AndrewTate janë parë nga më shumë se 13 miliardë njerëz në muajin gusht, sipas NBC News. Në muajin korrik, emri i Tate ishte më i kërkuar në Google se sa ata të ish presidentit Donald Trump, Kim Kardashianit apo Covid-19shit.
Pak ditë pas përplasjeve të tij me aktivisten Thunberg, ai tash e gjen veten në paraburgim mes tre personash tjerë. Njëri prej këtyre personave është akuzuar edhe për dhunim, por autoritetet rumune nuk e identifikuan atë person.
Ndërsa shumë njerëz kanë qenë në dijeni për Tate-in dhe profilin e tij në media sociale, miliona njerëz po dëgjojnë për të për herë të parë.
I lindur në dhjetorin e 1986-s në rajonin e Washingtonit, Emory Andrew Tate III (emri i plotë i tij) është i biri i një mjeshtri të shahut dhe i një asistenteje në sportin e kateringut. Pasi familja shkoi në Chicago dhe Goshen të Indianapolisit, prindërit iu ndanë, dhe Tate me vëllanë shkuan me nënën e tyre në Luton, Angli.
Tate mbeti i lidhur me babain përmes shahut, një lojë që e mësoi kur ishte 5 vjeç.
Por, më pas ky u bë kikbokser, prej më të dekoruarve në kategorinë e tij, dhe videot e tij listohen nën tituj të tillë si “Andrew Tate në formën më të mirë ishte bishë absolute!” Por, më pas ai u tërhoq sërish.
Prej mërzisë.
Në vitin 2016, ai u paraqit si banor në sezonin e 17 të “Big Brother” në Britani të Madhe. Ai u përjashtua nga ky emision pasi i doli një video ku dukej ai duke e goditur një grua me rrip.
Prej aty, fansat e Big Brother zbuluan që më herët Tate kishte përdorur sharje homofobe e racore ndaj përdoruesve të Twitterit.
Tate ishte denoncuar nga kritikët që thoshin se thjesht prezenca e tij në mediat sociale mund të paraqiste “rrëshqitje të rrezikshme drejt së djathtës ekstreme.” Në të njëjtën kohë ai po promovonte programe marketingu me një çmim për anëtar prej 49.99 dollarësh, që thoshte se mund t’u jepte njerëzve “shkathtësi të mëdha për të fituar më shumë para”. Ajo u mbyll këtë vit si skemë piramidale, pavarësisht që kishte 127 mijë anëtarë.
Këtë vit, platformat e mediave sociale morën masa kundër Tate-it. Ai u bllokua në Facebook dhe Instragram pasi kishte shkelur politikat e kompanisë Meta. TikTok-u, platforma ku e rriti më së shumti audiencën, e dëboi po ashtu pasi promovonte përmbajtje ku “sulmonte, kërcënonte, dhe nxiste dhunë kundër, ose dehumanizonte individë të atij grupi.” YouTube e suspendoi për gjuhë të urrejtjes dhe dezinformata në lidhje me Covidin.
Por në Twitter, blloku iu hoq muajin e kaluar nga pronari i ri Elon Musk. Kthimi i tij në këtë platformë çoi drejt konfrontimit online me Thunbergut. Andrew Tate kishte shkruar në Twitter se donte t’i çonte aktivistes së klimës “një listë të plotë të koleksionit të veturave dhe emetimeve enorme kundër klimës,”
Kur Thunberg bëri shaka me të në një postim që është parë më shumë se 259 milionë herë, vëmendja ra përsëri te Tate.
Të nesërmen, ai u arrestua në Rumani.
Pavarësisht spekulimeve online se autoritetet rumune kishin mundur ta gjenin Tate-in pasi ai e kishte postuar një video si përgjigje për Thunbergun që mbante një kuti picash nga një dyqan afër që e kallëzonte lokacionin e tij, autoritetet mohuan se videoja luajti ndonjë rol.
Por, kjo s’e ndali Greta Thunbergut nga shakaja e saj.
“Qe çka të gjen kur nuk reciklon kutitë tua të picës,” – u shpreh ajo.