McCarthy takohet me presidenten e Tajvanit, Kina dërgon luftanije përreth ishullit
Kina ka nisur ushtrime ushtarake si kundërpërgjigje ndaj takimit të shumëpritur mes presidentes së Tajvanit, Tsai Ing-ëen, dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Kevin McCarthy.
Ata u takuan në Kaliforni të mërkurën, një javë pasi Tsai u shpërblye në Nju Jork me një çmim për udhëheqësi, raporton televizioni BBC.
Tsai e çmoi atë që e quajti “partneritet të fuqishëm e unik”, ndërsa McCarthy tha se shitja e armëve amerikane në Tajvan duhet të vazhdojë.
Kina është zotuar për “përgjigje të vendosur” dhe dërgoi luftanije në ujërat përreth ishullit me vetëqeverisje.
Raketat kineze fluturuan mbi Tajvan. McCarthy e quajti takimin “dypartiak”, pavarësisht nga paralajmërimi i Kinës se ShBA-ja po luan me zjarrin sa i përket çështjes së Tajvanit.
Më pas, Shtëpia e Bardhë tha se nuk ka nevojë që Pekini të “stër-reagojë” për takimin.
Me kalimin e viteve, Kina ka arritur me sukses që të largojë disa aleatë të Tajvanit, duke e ulur në vetëm 13 numrin e qeverive që e njohin ishullin si shtet.
Si kundërpërgjigje simbolike ndaj takimit të nivelit të lartë, dikush përdori një aeroplan të vogël për të valëvitur në qiellin mbi Kaliforni një mesazh pro-kinez: “Një Kinë! Tajvani është pjesë e Kinës!”
