Mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar do të njihet si Mbreti Charles III - NACIONALE

Mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar do të njihet si Mbreti Charles III

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sipas BBC-së, është konfirmuar zyrtarisht se Mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar, do të njihet si Mbreti Charles III.

Pas vdekjes se monarkes 96-vjeçare, Mbretëreshës Elizabetë, djali i saj i madh Charles, është bërë menjëherë Mbret i Mbretërisë së Bashkuar.

Kujtojmë se, gjendja shëndetësore e mbretëreshës filloi të përkeqësohej më shumë vitin e kaluar, ku ajo edhe i delegoi disa nga detyrat e saj më të rëndësishme mbretërore djalit të saj të madh, Charles, trashëgimtarit të fronit.

Mbretëresha Elizabeth vdiq sot në moshën 96-vjeçare.

Lajme të ngjashme