Mbi 800 të vdekur në Maroku pas tërmetit të fuqishëm - NACIONALE

Mbi 800 të vdekur në Maroku pas tërmetit të fuqishëm

2 javë më parë

nga NACIONALE

Një tërmet i fuqishëm ka goditur shtetine Marokus në mbrëmjen e së premtes. Epiqendra e tërmetit ishte 75 kilometra larg Marakeshit, qytetit të katër më të madh të Marokut.

Siç raporton Al Jazeera, tërmeti me magnitudë 6,8 shkallë të rehterit. Deri më tani, janë së paku 820 njerëz dhe mbi 670 të lënduar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllim popullit të Marokut për këtë tragjedi natyrore.

“I urojmë forcë dhe shërim të gjithë të prekurve nga tërmeti shkatërrues në Marok. I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që humbën të dashurit e tyre sot. Populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Marokut në këtë kohë tragjike.” - shkroi Osmani.

Lajme të ngjashme