Mbështetje masive ndaj mësuesve në Hungari, protestave u bashkohen mbi 10 mijë njerëz - NACIONALE

Mbështetje masive ndaj mësuesve në Hungari, protestave u bashkohen mbi 10 mijë njerëz

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Të paktën 10.000 studentë, mësues dhe prindër hungarezë kanë bllokuar një urë të Budapestit të mërkurën, para se të mbliedheshin për të protestuar para parlamentit, në mbështetje të mësuesve që kërkonin paga më të larta dhe të atyre që janë shkarkuar shkaku i grevave.

Mësuesit në Hungari kanë nisur një fushatë, "Dua të mësoj", dhe kanë bërë thirrje për mosbindje civile për të kërkuar paga më të larta, një zgjidhje për thellimin e mungesës së mësuesve dhe të drejtën për grevë.

Tubimi i së mërkurës, i cili filloi me studentët që formuan një zinxhir që shtrihej disa kilometra në të gjithë Budapestin, u shndërrua në demonstratën më të madhe antiqeveritare që nga rizgjedhja e kryeministrit nacionalist, Viktor Orban, në prill.

Protestuesit mbanin në duar pankarta ku thuhej "Mos i pushoni mësuesit tanë" dhe "Për një paraqitje të shkurtër të së ardhmes, shikojini shkollat ​​e së tashmes".

Pas një greve të mbajtur në janar të këtij viti, qeveria i kufizoi veprimet e grevës, gjë që solli në thirrje nga sindikatat për një grevë tjetër mbarëkombëtare, që u mbajt të mërkurën.

Për shkak se i ishin bashkuar grevës, javën e kaluar ishin pushuar nga puna disa mësues e kjo gjë u cilësua e papranueshme edhe nga studentët.

Orban, i cili u rizgjodh për mandatin e katërt radhazi më 3 prill, përballet me një sfidë në rritje, pasi ekonomia po shkon drejt një recesioni vitin e ardhshëm, me inflacionin dyshifror dhe forintën që po përjeton ulje të njëpasnjëshme rekord kundrejt euros.

Sipas Reuters, qeveria tha se do t'i rrisë pagat e mësuesve, pasi Komisioni Evropian t'i lëshojë fondet e BE-së për rimëkëmbjen për Hungarinë, të bllokuara për shkak të një mosmarrëveshjeje për sundimin e ligjit.

Lidhur me grevat foli edhe kryetari i parlamentit, Laszlo Kover, anëtar i lartë i partisë Fidesz në pushtet, i cili tha se pagat e mësuesve ishin duke u vonuar në të ardhurat mesatare, por grevat nuk ishin mënyra për të arritur një zgjidhje.

"Jam i sigurt se grevat nuk do të ndihmojnë... pasi të gjithë e dinë se niveli i pagave nuk lidhet aspak me cilësinë e mësimdhënies në afat të shkurtër," tha Kover.

Lajme të ngjashme