Martesat e seksit të njëjtë, Kisha Ortodokse greke e kundërshton Mitsotakisin
Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Qeverisë së Greqisë, duket se po përballet me një sfidë të madhe në shtetin Helen. Më saktësisht, kryeministri grek për përballet me një sfidë pas premtimit për legalizimin e martesave të seksit të njëjtë, e cila ka ngjallur shumë debat të ashpër në vendin që popullohet nga ortodoksia e krishterë.
Sipas “The Guardian”, deputetët në kabinetin e tij janë kundër lëvizjes, ndërsa kisha e fuqishme ortodokse ka frikë se kjo mund të çojë në shpërbërjen e shoqërisë.
Mitsotakis pranoi se do t'i duhej të përdorte aftësitë e tij të bindjes për të çuar përpara reformën, ndërsa kundërshtime kishte edhe brenda partisë së tij të qendrës së djathtë Demokracia e Re.
“Unë dhe të gjithë ata që besojnë në këtë legjislacion, duhet të bindim deputetët tanë dhe më pas ata që mund të kenë ende një qëndrim negativ”, tha ai në intervistën e tij të parë të këtij viti me transmetuesin publik të vendit ERT.
“Ajo që do të ligjësojmë është barazia në martesë, që nënkupton eliminimin e çdo diskriminimi në bazë të orientimit seksual. Nuk është diçka rrënjësisht e ndryshme nga ajo që vlen në vendet e tjera evropiane.” – shtoi Mitsotakis.
Klerikët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se miratimi i martesës së të njëjtit seks do të ishte hapi i parë drejt miratimit të të drejtave prindërore të komunitetit LGBTQI+, e cila, sipas Sindodit grek, do të çonte në “shpërbërjen e shoqërisë”.
"Fëmijët nuk janë as kafshë shtëpiake, as aksesorë," tha Sinodi i Shenjtë, në një qarkore të fundit të shpërndarë në dioqeza.
“Asnjë modernizim social dhe asnjë korrektësi politike nuk mund të mashtrojë nevojën e natyrshme të fëmijëve për baba dhe nënë.” – thuhej tutje aty, sipas “The Guardian”.
Mitropoliti i Pireut, Serafimi, i cili kishte kërcënuar më parë se do të shkishëronte ligjvënësit nëse votonin pro legalizimit të bashkimeve të të njëjtit seks, shkoi më tej, duke e quajtur homoseksualitetin "një abuzim me trupin" dhe një "mëkat të madh".