Maqedonia e Veriut formon shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme - NACIONALE

Maqedonia e Veriut formon shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka formuar një shtab për kriza, i cili do të ketë kompetenca për evakuimin e qytetarëve maqedonas nga Lindja e Mesme, nëse ka nevojë.

Ky vendim është marrë pas sulmit iranian ndaj Izraelit me dronë dhe raketa, në orët e para të 14 prillit.

Izraeli ka thënë se bashkë me aleatët i ka rrëzuar shumicën e dronëve dhe raketave. /REL

Lajme të ngjashme