Mahnitëse: Keith Mather bëhet deputeti më i njomë britanik, e quajnë “Foshnja e Kuvendit” - NACIONALE

Mahnitëse: Keith Mather bëhet deputeti më i njomë britanik, e quajnë “Foshnja e Kuvendit”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i ri i Partisë Laburiste, Keith Mather, u tall, duke thënë se “kishte dëgjuar gjëra shumë më të këqija”, kur u pyet se si ndihej që ishte bërë “Foshnja e Kuvendit”.

I riu 25-vjeçar do të bëhet deputeti më i ri në dhomën e ulët të Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, pasi rrëzoi një shumicë prej 20 mijë votash në distriktet Selby dhe Ainsty, raporton gazeta “Independent”.

Duke folur pas publikimit të rezultateve në Qendrën Rekreative në Selby, deputeti i ri para gazetarëve tha: “Si person i ri në politikë, vërtet shpresoj që të jem përfaqësues i fuqisë që të rinjtë e kanë për të bërë një ndryshim.”

Kur u pyet nëse mund t’i kuptonte plotësisht shqetësimet e votuesve në moshën 25-vjeçare, ai tha: “Edhe unë jam taksapagues, e ndiej presionin si kushdo tjetër.”

Pas publikimit të rezultateve, ministri konservator nga kampi tjetër politik, Johnny Mercer, u tall me deputetin e ri, duke e krahasuar me njërin nga adoleshentët në serinë “The Inbetweeners”.

Pasi fitoi më shumë se katër mijë vota, deputeti Mather tha se prioriteti i tij i parë do të jetë themelimi i qendrave për mbështetje financiare në zonën e tij zgjedhore që njerëzit të marrin ndihmë nga ekspertët për pagesat e hipotekave dhe faturat e energjisë.

“Mendoj se do të trashëgojmë një rrëmujë ekonomike absolute nga konservatorët, kur ta marrim pushtetin, dhe do të jemi të detyruar që të marrim vendime tepër të vështira dhe unë e përkrah qeverinë laburistë për ta bërë këtë”- tha më tutje deputeti i ri.

Mather-i ka punuar rishtazi si këshilltar i lartë për çështje publike në Konfederatën e Industrisë Britanike dhe më parë ka qenë hulumtues parlamentar i sekretarit nën hije të Shëndetësisë, Wes Streeting, nga viti 2019 deri më 2020.

Ai është lindur në Hull dhe është rritur afër Selby, para se t’i studionte historinë dhe politikën në Universitetin e Oksfordit.

Lajme të ngjashme