Macron shton presionin ndaj Vuçiqit: "Përgjegjësit për sulmin në Banjskë të dalin para drejtësisë" - NACIONALE

Macron shton presionin ndaj Vuçiqit: "Përgjegjësit për sulmin në Banjskë të dalin para drejtësisë"

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ndonëse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga sulmi terrorist në Banjskë, ende nuk ka filluar asnjë procedurë ligjore kundër Millan Radoiciqit dhe të tjerëve, pavarësisht se ish-nënkryetari i Listës Serbe ka mori përgjegjësinë e plotë të sulmit që i mori jetën rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Në këtë kontekst, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi liderin serb Aleksandar Vuçiq gjatë një konference për media më 8 prill, duke theksuar domosdoshmërinë për të mbajtur përgjegjës autorët e sulmit.

Macron ia bëri të qartë presidentit serb se sulmuesit duhet të përballen me drejtësinë, duke kërkuar që ata të dalin para gjykatave për të dhënë përgjegjësi për veprimet e tyre.

”Është e nevojshme që nga njëra anë përgjegjësit për sulmin në Banjskë vjeshtën e kaluar të dalin para gjykatave për të dhënë përgjigje për veprimet e tyre. Duhet bërë gjithçka që të mos ndodhë një dramë e tillë përsëri”, tha Macron.

Nga ana tjetër, Vuçiq pranoi se diskutimet me Macron në lidhje me Kosovën ishin sfiduese, por deklaroi se beson që Macron "e kupton qëndrimin e Serbisë", duke mos dhënë asnjë shenjë se organizatorët e sulmit të 24 shtatorit do të përballen me drejtësinë.

Macron i theksoi gjithashtu presidentit serb Aleksandar Vuçiq rëndësinë e përafrimit të vendimeve të politikës së jashtme të Serbisë me ato të komunitetit evropian.

"Serbia nuk duhet të ketë asnjë dyshim se e ardhmja e saj qëndron brenda Bashkimit Evropian dhe askund tjetër. Kjo është një zgjedhje strategjike," tha Macron në një konferencë të përbashkët shtypi me Vuçiç. “Është e rëndësishme që Serbia të vazhdojë ta nderojë këtë zgjedhje në veçanti me një koordinim më të madh me vendimet tona të politikës së jashtme”, tha lideri francez.

Ai më tej citohet të ketë thënë se se integrimi i Serbisë me Evropën është "zgjedhja e saj sovrane", pa përfshirë detyrimin, pasi këtu ka "interesa të përbashkëta".

Lajme të ngjashme