Macron: Aleatët do të japin zotime për mbrojtjen e Ukrainës në takimin e 6 janarit
Udhëheqësit evropianë që do të takohen në Paris më 6 janar do të japin zotime të vendosura për mbrojtjen e Ukrainës pasi të jetë ndërmjetësuar një marrëveshje e paqes me Rusinë, tha të mërkurën në fjalimin e Vitit të Ri presidenti francez, Emmanuel Macron.
Macroni ka organizuar një takim takim të atij që njihet si “Koalicioni i Vullnetiot” për të martën e ardhshme. Ky grup udhëhiqet nga Britania e Franca dhe përfshin më shumë se 30 shtete, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Më 6 janar në Paris, shumë shtete evropiane dhe aleatë do të japin zotime konkrete për ta mbrojtur Ukrainën dhe për të garantuar një paqe të drejtë e të qëndrueshme në kontientin tonë evropian” – tha presidenti francez.
Emisari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, më herët tha se janë diskutuar mënyra për t’i forcuar garancitë e sigurië për Ukrainën gjatë bisedimeve të së mërkurës mes zyrtarëve amerikanë, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe këshilltarëve për siguri kombëtare nga Britania, Franca dhe Gjermania.
Në mesin e dhjetorit, udhëheqësit e disa shteteve evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, thanë se ka pasur “konvergjencë të fortë” me Shtetet e Bashkuara pas bisedimeve në Berlin dhe deklaruan një listë qëllimesh për të cilat duhet të punojnë të dyja palët.
Këtu përfshihen zotimet për t’i mbështetur forcat e armatosura të Ukrainës, një forcë paqeruajtëse e udhëhequr nga evropianët dhe garancitë për ta përdorur forcën, nëse Ukrain do të sulmohej përsëri.
Kievi është vënë nën trysni nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, për të bërë lëshime në raport me Rusinë me qëllim të arritjes së një pakti. Aleatët evropianë të Ukrainës thonë se çfarëdo marrëveshje e paqes duhet të garantojë garanci të forta të sigurisë të shoqëruara me mbështetjen nga Uashingtoni.