Lukashenko thotë se Prigozhini nuk ndodhet në Bjellorusi, tregon ku - NACIONALE

Lukashenko thotë se Prigozhini nuk ndodhet në Bjellorusi, tregon ku

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, ka thënë se shefi i grupit të mercenarëve “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, tash për tash nuk ndodhet në Bjellorusi.

Sipas presidentit bjellorus, Prigozhini, i cili muajin e kaluar udhëhoqi një kryengritje kundër pushtetit në Rusi, ndodhet pikërisht në këtë shtet, më saktësisht në qytetin Shën Petersburg, raporton televizioni CNN.

Lukashenko e dha këtë deklaratë gjatë një konference për media ndërkombëtare në kryeqytetin e vendit të tij, Minsk.

Lajme të ngjashme