Luftë për skulptura: Sunaku ia anulon vizitën në orët e fundit, kryeministri grek reagon ashpër - NACIONALE

Luftë për skulptura: Sunaku ia anulon vizitën në orët e fundit, kryeministri grek reagon ashpër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, e akuzoi homologun britanik, Rishi Sunak, për anulimin e një takimi të planifikuar për të martën në Londër në një përplasje diplomatike rreth statusit të Skulpturave të Parthenonit.

“E shpreh zemërimin tim që kryeministri britanik e anuloi takimin tonë të planifikuar vetëm orë para se ai pritej të ndodhte”- thuhet në një deklaratë të kryeministrit grek, raporton agjencia “Reuters”.

“Pozicionet e Greqisë për çështjen e Skulpturave të Parthenonit janë të njohura mirë. Kisha shpresuar që ta kem mundësinë për t’i diskutuar ato me homologun britanik. Kushdo që beson në të drejtën dhe drejtësinë e pozicioneve të veta nuk frikësohet kurrë nga ballafaqimi i argumenteve”- shtoi ai.

Qeveria greke ka qenë në diskutime me drejtorin e Muzeut Britanik, George Osborne, për një marrëveshje të mundshme huazimi për këto skulptura, të cilat kanë qenë burim i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve me shekuj.

Mitsotaksii u ankua gjatë një interviste me televizionin BBC të dielën se bisedimet për kthimin e mundshëm të skulpturave në Athinë nuk ishin duke përparuar mjaftueshëm shpejt.

Ai tha se prania e vazhdueshme e skulpturave në Muzeun Britanik ishte si ta presësh “Mona Lizën përgjysmë” dhe se nuk kjo nuk është çështje pronësie, por e “ribashkimit”.

Një zyrtar qeveritar britanik, i cili kërkoi që të mbetej anonim, tha se përplasja për skulpturat e mermerta nënkupton që nuk ishte e përshtatshme që takimi mes dy kryeministrave të zhvillohej.

Më herët, një zëdhënës i kryeministrit britanik tha se nuk kishte plane për kthimin e skulpturave në Greqi.

Kur u pyet për deklaratën e Mistotakisit, zyra e Sunakut tha se marrëdhënia e Britanisë me Greqinë është “shumë e rëndësishme” dhe se të dyja vendet duhet të punojnë së bashku për sfida globale si luftimi i migrimit ilegal.

Lajme të ngjashme