Lideri i Wagnerit: Marshi drejt Moskës ishte protestë, s'tentuam ta rrëzojmë Putinin - NACIONALE

Lideri i Wagnerit: Marshi drejt Moskës ishte protestë, s'tentuam ta rrëzojmë Putinin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Yevgeny Prigozhin, shef i ushtrisë paramilitare Wagner, është deklaruar pas marshit drejt kryeqytetit të Rusisë, Moska, e që u përcoll me shumë vemendje.

Në një video-mesazh të gjatë 11 minuta, Prigozhin ka theksuar se marshi drejt Moskës nuk ka qenë për ta rrëzuar nga pushtetit presidentin rus, Vladimit Putin.

“Ne nuk marshuam ta rrëzonim lidershipine Rusisë. Synimi i marshit ishte të evitohej shkatërrimi i Wagnerit dhe të mbahen përgjegjës zyrtarët që nëpërmjet sjelljeve të tyre joprofesionale kanë shkaktuar një numër të madh të gabimeve.” – theksoi Prigozhin.

Tutje, ai ka thënë se marshi ishte protestë.

“Ne ishim në marsh për të protestuar, e jo për të rrëzuar Qeverinë” – shtoi ai, transmeton Koha.

Lajme të ngjashme