Lëvizje e rrallë: Gjermania dërgon trupa të NATO-së në Lituani - NACIONALE

Lëvizje e rrallë: Gjermania dërgon trupa të NATO-së në Lituani

3 javë më parë

nga NACIONALE

Gjermania ka filluar të dërgojë trupat e para të NATO-së në Lituani, një lëvizje e rrallë, e para që prej Luftës së Dytë Botërore.

Gjermania ka filluar të dërgojë trupa të NATO-së në Lituani, derisa ministri i mbrojtjes së këtij vendi, e ka quajtur këtë hap të Gjermanisë si ‘një hap shumë të rëndësishëm’.

Kjo është hera e parë që prej Luftës së Dytë Botërore që trupat gjermane do të stacionohen në një bazë të përhershme jashtë vendit.

Dhjetëra trupa janë paralajmëruar që do të arrijnë të hënën për të krijuar kushtet në terren për arritjen e më shumë trupave të NATO-së ndërkohë.

Në përgjigje për të ndryshuar situatën e sigurisë në Evropë, qeveria gjermane tha se do ta dërgojë një njësi me kapacitete të pavarura në Lituani.

Brigada që do të vendoset në Lituani, do të jetë me kapacitet të plotë ushtarak, nga viti 2027, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA (Deutsche Presse-Agentur).

Deri atëherë, një numër prej 4,800 ushtarësh do të shkojnë në Lituani dhe një numër prej 200 personash që do të jenë staf civil dhe të cilët, do të mund të kenë me vete edhe anëtarët e familjes.

Një komandë preliminare udhëtoi për në Lituani të hënën bashke me inspektorin e ushtrisë, Gjeneral Lejtnant Alfons Mais, raporton DPA.

Ndërkohë forcat e para të brigadës ushtarake gjermane, janë mirëpritur në Vilnus nga ministri i mbrojtjes lituaneze, Laurynas Kasčiūnas.

Komanda preliminare raportohet se do ta ketë një pjesë prej 150 vetash deri në fund të vitit 2024.

Lajme të ngjashme