Letonia ndalon katër shtetas të vet, dyshohen se spiunuan për Rusinë - NACIONALE

Letonia ndalon katër shtetas të vet, dyshohen se spiunuan për Rusinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Lituanisë ka ndaluar katër shtetas letonë nën dyshimin se kishin punuar për agjencinë ruse për inteligjencë të brendshme, FSB.

Tre prej të ndaluarve u është shqiptuar masa e arrestimit, ndërsa një tjetri do t’i ndalohet largimi nga shteti dhe do t’i kërkohet që t’i njoftojë autoritetet në rast të ndryshimit të adresës së banimit, raporton Radio “Evropa e Lirë”.

Sipas Shërbimit të Sigurisë Shtetërore, në emër të shërbimeve speciale ruse, të dyshuarit “kryen aktivitete që në shënjestër i kishin lirinë e veprimit, paprekshmërinë, sigurinë fizike, ekonomike e sociale të të tjerëve”.

Gjatë hetimit, Shërbimi i Sigurisë Shtetërore kreu bastisje në 14 vende, si rezultat i të cilave u konfiskuan shumë dokumente dhe pajisje për mbajtjen e të dhënave.

Siç dyshohet nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore, në disa prej pajisjeve të konfiskuara janë disa që do të mund të përdoreshin për aktivitete të paligjshme operacionale.

Persona të dyshuar për bashkëpunim me shërbimet speciale ruse janë arrestuar edhe në shtete të tjera evropiane, përfshirë Poloninë, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Lajme të ngjashme