Lavrovi thotë se Zelenskyt i mungon vullneti për paqe - NACIONALE

Lavrovi thotë se Zelenskyt i mungon vullneti për paqe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavriv, tha të enjten se presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i mungon vullneti për paqe.

Duke folur në një intervistë me agjencinë shtetërore ruse të lajmeve, TASS, kryediplomati i Kremlinit theksoi se autoritetet ukrainase flasin vetëm për luftën dhe përdorin retorikë agresive, përcjell agjencia “Anadolu”.

“Asnjë armëpushim nuk vjen në shprehje [për autoritetet ukrainase]. Ndalimi i bisedimeve me udhëheqësinë ruse, i vendosur nga Zelensky më 30 shtator 2022, vazhdon të jetë në fuqi. Bëjini konkluzionet tuaja”- tha ai.

Lavrovi pranoi se ngjarjet e fundit në Lindje të Mesme e kanë larguar fokusin nga Ukraina, por, sipas tij, “shkaktimi i një humbjeje strategjike ndaj Rusisë” vazhdon që të jetë njëri nga prioritetet kryesore të Perëndimit.

“I ashtuquajturi format i Ramstein-it vazhdon që të funksionojë, në të cilin përfaqësues të më shumë se 50 shteteve i diskutojnë kërkesat e Kievit për pajisje ushtarake e municion çdo muaj”- shtoi ministri rus, duke iu referuar takimeve në një bazë ajrore amerikane në Gjermani.

“As Uashingtoni, as Brukseli nuk refuzojnë që t’i ofrojnë asistencë regjimit të Kievit, duke kuptuar se pa të, është i mbaruar. Ata ende janë në mënyrë jetike të interesuar për ta mbajtur Rusinë të kufizuar me duart dhe trupat e ukrainasve”- tha më tej Lavrovi.

Duke folur për çështjen e kontrollimit të armëve, kryediplomati rus i fajësoi Shtetet e Bashkuara për shkatërrimin e shtyllave të kësaj teme, duke thënë se Uashingtoni ose i ka shkelur drejtpërdrejt marrëveshjet përmes tërheqjes nga to, ose i ka krijuar kushtet që e kanë bërë të pamundshëm zbatimin.

“Logjika e Uashingtonit është e thjeshtë. Shtyllat që e siguronin mbizotërimin e ShBA-ja po rrëshqasin nën këmbët e tyre, kryesisht për shkak të gabimeve të vetë amerikanëve... Në përpjekje për ta ngadalësuar humbjen e pozicionit hegjemonik, ata u mbështetën te forca. Prandaj ndjekja e superioritetit ushtarak,... refuzimi i kufizimeve në kontrollin e armëve”- tha Lavrovi.

Lajme të ngjashme