Lavrovi thotë se Rusia është e gatshme për marrëveshje me ShBA-së për fundin e luftës në Ukrainë - NACIONALE

Lavrovi thotë se Rusia është e gatshme për marrëveshje me ShBA-së për fundin e luftës në Ukrainë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm që të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, edhe pse disa elemente duhet të rregullohen edhe më mirë.

Duke folur për televizionin partner të BBC-së, “CBS News”, kryediplomati rus shtoi: “Presidenti i Shteteve të Bashkuara beson – dhe mendoj unë me të drejtë – se ne jemi duke lëvizur në drejtimin e duhur.”

Kur u pyet se për çfarë ia vlen të vriten civilë, pasi Ukraina kishte thënë në mars se ishte e gatshme për armëpushim, Lavrovi tha: “Ne vëmë në shënjestër vetëm objektiva ushtarakë ose zona civile të përdorura nga ushtria.”

Ndërkohë, tre persona, përfshirë një fëmijë dhe një grua 76-vjeçare, u vranë nga një sulm rus me dronë në qytezën ukrainasse Pavlohrad të rajonit Dnipropetrovsk.

Guvernatori rajonal, Serhiy Lysak, tha se dhjetë njerëz u lënduan. Ai gjithashtu ndau pamje nga skena e sulmit, duke lënë të kuptohej se ishte goditur një objekt banimi.

Forca ajrore e Ukrainës tha se Rusia lëshoi 103 dronë gjatë sulmeve natën e kaluar.

Nën sulm ishte edhe qyteti verilindor, Kharkiv. Kryetari Ihor Terekhov tha se disa ndërtesa private u dëmtuan.

Përpos sulmeve me dronë, forca ajrore ukrainase tha se Rusia nuk hodhi raketa gjatë sulmeve të natës./Nacionale

Lajme të ngjashme