Lavrovi përmend tri marrëveshje pas bisedimeve me ShBA-në në Arabi - NACIONALE

Lavrovi përmend tri marrëveshje pas bisedimeve me ShBA-në në Arabi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se tri marrëveshje kyçe u arritën të martën në Riad të Arabisë Saudite gjatë bisedimeve me delegacionin amerikan të udhëhequr nga homologu i tij, Marco Rubio.

Sipas kryediplomatit rus, në Riad janë arritur tri marrëveshje kyçe:

-Emërimi i ambasadorëve në kryeqytetet e ShBA-së e Rusisë sa më shpejt që është e mundshme, për t’i hequr “pengesat ndaj misioneve diplomatike”, përfshirë kufizimet ndaj transferove bankare për ambasada;

-Fillimi i procesit të zgjidhjes për Ukrainën. Shtetet e Bashkuara do ta emërojnë përfaqësuesin e tyre, pastaj të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Rusia;

-Krijimi i kushteve për rinisjen e bashkëpunimit në nivel të plotë dhe zgjerimi i tij në sfera të ndryshme.

“Ishte një bisedë shumë e dobishme. Ne e dëgjuam njëri-tjetrin” – tha Lavrovi në një konferencë për gazetarë.

Lajme të ngjashme