Lavrovi i kundërpërgjigjet Zelenskyt: Fjalët e tij, dëshmi për nevojën e operacionit special - NACIONALE

Lavrovi i kundërpërgjigjet Zelenskyt: Fjalët e tij, dëshmi për nevojën e operacionit special

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të premten se deklarata e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se NATO-ja duhet të kryejë sulme parandaluese ndaj Rusisë, e konfirmoi nevojën për atë që Moska e quan “operacion special” në Ukrainë.

“Duke e bërë këtë, në thelb i paraqiti botës dëshmi të mëtejme të kërcënimeve që paraqiten nga regjimi i Kievit. Për këtë arsye u nis operacioni special, për t’i neutralizuar ato”, tha ministri rus.

Në një diskutim me një organizatë australiane të enjten, Zelensky tha se beson që sulmet janë të nevojshme për ta parandaluar përdorimin e armëve bërthamore, raporton agjencia “Reuters”.

Ai nuk hyri në hollësi për llojin e sulmeve për të cilat e kishte fjalën dhe nuk përmendi ndonjë lidhje për nevojën e sulmeve bërthamore.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i dënoi komentet e presidentit ukrainas, duke i quajtur “apel për të filluar një luftë tjetër botërore me pasoja të paparashikueshme e të stërmëdha”.

Lajme të ngjashme