Të shtëna ne qendër të Parisit, tre të vrarë e katër të plagosur - NACIONALE

Të shtëna ne qendër të Parisit, tre të vrarë e katër të plagosur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person i armatosur ka hapur zjarr në qendër të Parisit, duke vrarë tre njerëz dhe duke plagosur katër të tjerë. Lajmin e ka raportuar televizioni BBC.

Raportohet se të shtënat ndodhën afër një qendre kulturore kurdë, jo larg stacionit “Gare de l’Est”.

Një person i dyshuar, 69 vjeç, është arrestuar shpejt nga policia në lidhje me këtë sulm.

Autoritetet bënë thirrje që njerëzit ta shmangin kalimin nëpër zonën “Rue d’Enghien”, në distriktin e dhjetë në Strasbourg-Saint Denis.

“Është panik total, e kemi ngujuar veten”- i tha agjencisë AFP një pronare dyqani.

Dëshmitarja tha se ka dëgjuar shtatë ose tetë të shtëna arme.

Lajme të ngjashme