Lajm jo i mirë për mërgimtarët: Austria do t’i zgjatë kontrollet kufitare në dy kufij - NACIONALE

Lajm jo i mirë për mërgimtarët: Austria do t’i zgjatë kontrollet kufitare në dy kufij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Austria planifikon që t’i zgjatë kontrollet kufitare në kufijtë e saj me Slloveninë dhe Hungarinë për gjashtë muaj të tjerë nga 11 maji.

Më 11 maj përfundon afati i pezullimit të tanishëm 6-mujor të udhëtimit të lirë në këta kufij, raporton agjencia “Reuters”.

Lajmin për vazhdimin e afatit të kontrolleve kufitare në kufijtë me dy vendet fqinje e dha të martën në Radion ORF ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner.

“Ne do ta informojmë Komisionin Evropian në ditët e ardhshme që do të duhet t’i zgjatim këto kontrolle kufitare”- tha ministri austriak.

Sipas tij, pezullimi i vazhdueshëm i rregullave për udhëtim të lirë në zonën Schengen në këta kufij është i nevojshëm për ta luftuar imigrimin e paligjshëm.

Një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve tanë jetojnë në Austri. Shumë të tjerë, që jetojnë në vende të tjera të Evropës, e shfrytëzojnë territorin e këtij shteti për kalim transit gjatë udhëtimeve të tyre për në Kosovë.

Lajme të ngjashme