Kush është ky 13 vjeçar që Trump mbrëmë e nderoi? - NACIONALE

Kush është ky 13 vjeçar që Trump mbrëmë e nderoi?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Më 2018, ky 13 vjeçar u diagnostifikua me kancer në tru dhe doktorët i dhanë pak shpresë për jetë. Ëndrra e tij ishte të bëhej polic dhe agjent i Shërbimit sekret amerikan. Mbrëmë presidenti Trump e nderoi atë...

Një moment interesant nga fjalimi i presidentit amerikan në Kongres, është edhe ai kur kamerat fokusuan një 13 vjeçar që ngritej lart me duar nga i ati i tij dhe presidenti Donald Trump e përshëndetë.

Ky 13 vjeçar është i mbijetuar nga kanceri në tru dhe dëshira e tij, ishte që të bëhej agjent i Shërbimit Sekret amerikan.

Presidenti Donald Trump mbrëmë ‘ia plotësoi’ këtë dëshirë, duke ia ndarë një librezë që e bën 13 vjeçarin ‘pjesë’ të Shërbimit Sekret.

Por, ashtu qysh ndodhi gjatë gjithë fjalimit të presidentit amerikan, demokratët nuk lëvizën vendi edhe në këtë çast kur u nderua ky djalë 13 vjeçar nga presidenti Trump.

Lidhur me këtë, në internet kanë shpërthyer kritikat ndaj demokratëve.

“Një fëmijë me sëmundjen e kancerit në tru nderohet me çmim të Shërbimit Sekret dhe demokratët nuk dënjojnë të çohen në këmbë ose të duartrokasin fëmijën”, shkruan Richard Grenell në X.”

“Demokratët refuzuan të çohen në këmbë për fëmijën që i mbijetoi kancerit në tru” shkruan aktivisti republican, Scott Pressler.

Lajme të ngjashme