Kurorëzohet Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar - NACIONALE

Kurorëzohet Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përmes një ceremonie tradicionale, Mbreti Charles III është kurorëzuar formalisht si mbret i Mbretërisë së Bashkuar.

Një varg udhëheqësisht religjiozë, përfshirë Vincent Nichols-in, kardinal katolik i Westminster-it, kanë shprehur lutje dhe dëshira për mbretin.

Princi William i Uellsit ra në gjunjë në shenjë nderimi para babait. Veprim të ngjashëm bëri edhe kryepeshkopi i Canterbury-t.

Policia britanike i ka arrestuar Graham Smithin, kryetar i grupit kundër monarkisë, “Republic”, dhe disa persona të tjerë si pjesë e atij që është quajtur “operacion domethënës policor” para kurorëzimit të Mbretit Charles III të shtunën.

Dhjetëra mijëra njerëz janë grumbulluar për t’i përcjellë ceremoninë mbretërore dhe një paradë ushtarake për kurorëzimin e Mbretit Charles III në Londër. Ky është tubimi më i madh ceremonial në kryeqytetin britanik në 70 vitet e fundit, raporton agjencia “Reuters”.

Lajme të ngjashme