Ku është Navalny? Alarmojnë aleatët e kritikut të Kremlinit: Nuk është më në burgun që ishte - NACIONALE

Ku është Navalny? Alarmojnë aleatët e kritikut të Kremlinit: Nuk është më në burgun që ishte

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbështetësit e kritikut të Kremlinit kanë dhënë alarm këtë të martë duke thënë se, Alexei Navalny është “zhdukur” nga burgu ku ishte duke vuajtur dënimin dhe se nuk dihet se ku është.

Sipas Associated Press, avokatëve të Navalnyt u ishte thënë se ai ishte transferuar në një burg tjetër, por nuk u janë dhënë informacione se ku.

“Ka kaq kohë që nuk e dijmë se ku është Alexei. Ai ka mbetur i vetëm me një sistem që më parë kishte provuar ta vriste,” kështu u shpreh në rrjete sociale zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmys.

Ndërkohë, bashkëpunëtori më i ngushtë i Navalnyt, Leonid Vlokov tha se avokati i tij kishte shkuar për ta vizituar në burg, ku i ishte thënë se “nuk ka një të dënuar të tillë aty.”

“Në nuk e dijmë ku është Alexei tani, në cilin burg po dërgohet, nuk e dijmë,” tha Volkov.

Navalny, një nga kritikët më të vendosur dhe të njohur të Putinit, ishte arrestuar në muajin Janar 2021, ndërsa po kthehej nga Gjermania pas një rikuperimi në spital për shkak të helmimit me agjent nervor për të cilin fajëson Kremlinin. Atij i ishte dhënë dënim për thyerje të lirimit më kusht, dhe më pas u dënua edhe dy herë nën akuza të tjera.

Lajme të ngjashme