Kryeprokurori i ShBA-së e autorizon përdorimin e aseteve të oligarkut rus për Ukrainën - NACIONALE

Kryeprokurori i ShBA-së e autorizon përdorimin e aseteve të oligarkut rus për Ukrainën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeprokurori i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland, e ka autorizuar transferimin e parë të aseteve të konfiskuara ruse për përdorim në Ukrainë, tha vetë ai të mërkurën.

Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së vitin e kaluar e akuzoi oligarkun rus, Konstantin Malofeyev, për shkeljen e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, duke thënë se ai kishte ofruar financa që rusët ta promovonin separatizmin në Krime, raporton agjencia “Reuters”.

Në atë kohë, tha Garlandi, ai gjithashtu e njoftoi “konfiskimin e miliona dollarëve nga një llogari në një institucion financiar të ShBA-së që kishte gjurmë rreth shkeljeve të sanksioneve nga Malofeyev-i”.

Në shkurt, Garlandi tha se ai e kishte autorizuar transferimin e atyre të hollave për t’u përdorur në Ukrainë.

“Përderisa ky e përfaqëson transferimin e parë të fondeve të konfiskuara ruse nga Shtetet e Bashkuara për rindërtimin e Ukrainës, ai nuk do të jetë i fundit”- tha kryeprokurori amerikan në një deklaratë.

Ideja që asetet e ngrira ruse të dhurohen për rindërtimin e Ukrainës ka qarkulluar për një kohë të konsiderueshme, por pak hapa konkretë janë bërë deri më tani për ta zbatuar atë.

Lajme të ngjashme