Kryeministrit indian i vdes nëna në moshën 99-vjeçare - NACIONALE

Kryeministrit indian i vdes nëna në moshën 99-vjeçare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nëna e kryeministrit Narendra Modi të Indisë, Heeraben Modi, ka vdekur në moshën 99-vjeçare.

Zonja e moshuar ishte dërguar në spital të mërkurën, pasi shëndeti i saj qe përkeqësuar, raporton BBC-ja, përcjell “Nacionale”.

Kryeministri indian e vizitonte shpesh nënën e vet për të kërkuar bekime prej saj në raste dhe festivale të rëndësishme.

Kryeministri Modi shkroi më 18 qershor, kur nëna e tij mbushi 99 vjet, se ajo ia kishte formësuar mendjen, personalitetin dhe vetëbesimin. “Nëna ime është aq e thjeshtë, sa është edhe e jashtëzakonshme, si të gjitha nënat”- shkroi ai në pranverë.

Nënë e bir u panë për herë të fundit në publik më 4 dhjetor, kur Modi e vizitoi të ëmën në shtëpinë e saj gjatë zgjedhjeve për asamble në Gujarat, që është vendlindje e kryeministrit.

Zonja Heeraben jetonte me vëllanë e vogël të kryeministrit dhe me familjen e tij. Disa ministra e politikanë të tjerë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së kryeministrit.

Edhe pse Modi ishte bërë kryeministër në vitin 2014, nëna e tij e vizitoi në kryeqytet vetëm pas dy vjetëve. Modi kishte publikuar fotografi duke ia treguar nënës hapësirat në rezidencën zyrtare.

Lajme të ngjashme