Kryeministri britanik thotë se 100 për qind e grave nuk kanë p*nis - NACIONALE

Kryeministri britanik thotë se 100 për qind e grave nuk kanë p*nis

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka thënë se ai beson që 100 për qind e grave nuk kanë penisë.

Udhëheqësi i qeverisë britanike e ka vënë veten përballë kryetarit të Partisë Laburiste në opozitë, Sir Keir Starmer, duke deklaruar se 100 për qind e grave nuk kanë organe gjenitale mashkullore, raporton gazeta “The Independent”.

Në anën tjetër, kryeopozitari Starmer këtë muaj sugjeroi që një në një mijë gra ka penis.

Kur u pyet në një intervistë për faqen “Conservative Home” nëse 100 për qind e grave nuk kanë penis, kryeministri Sunak tha: “Po, natyrisht.”

“Ne gjithmonë duhet të kemi dhembshuri dhe mirëkuptim dhe tolerancë për ata që po mendojnë për ta ndryshuar gjininë e tyre. Natyrisht se ne duhet t’i kemi këto”- shtoi ai.

“Por kur bëhet fjalë për këto çështje të mbrojtjes së të drejtave të grave, hapësirave të grave, mendoj se çështja e gjinisë biologjike është e rëndësishme në mënyrë themelore, kur mendojmë për ato pyetje”- tha kryeministri Sunak.

“Si parim i përgjithshëm operues për mua, gjinia biologjike është e rëndësishme në mënyrë jetike e themelore në këto pyetje. Ne nuk mund ta harrojmë këtë”- shtoi ai.

Kur opozitari Starmer u pyet nga gazeta “The Sunday Times” nëse gratë mund të kenë organe gjenitale mashkullore, ai tha: “Për 99,9 për qind të grave, kjo është tërësisht biologjike... dhe, natyrisht, ato nuk kanë penis.”

Sunak-u po mundohet që ta shfrytëzojë përçarjen Partinë Laburiste për të drejtat e personave transgjinorë para zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme