Kryediplomati iranian thotë se nuk janë duke u mbajtur bisedime me ShBA-në - NACIONALE

Kryediplomati iranian thotë se nuk janë duke u mbajtur bisedime me ShBA-në

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë se tash për tash nuk ka bisedime duke u zhvilluar mes Teheranit e Uashingtonit, duke shtuar se shkëmbimi i mesazheve përmes ndërmjetësve të ndryshëm “nuk nënkupton bisedime”.

Autoritetet më të larta iraniane tani janë duke i shqyrtuar propozimet për paqe që u janë paraqitur, tha Araghchi, por Teherani nuk synon që të mbajë bisedime me Shtetet e Bashkuara, raporton gazeta “The Guardian”.

Ministri iranian tha më tej se Shtetet e Bashkuara kanë dështuar që të arrijnë objektiva kyçe të luftës kundër vendit të tij, përfshirë sigurimin e një fitoreje të shpejtë ushtarake dhe ndërrimin e pushtetit në Iran.

Ai e kritikoi edhe rolin rajonal të Uashingtonit, duke thënë se ShBA-ja ka dështuar që t’i mbrojë aleatët e saj në Lindjen e Mesme, edhe pse ka baza ushtarake atje.

Kryediplomati iranian u bëri thirrje vendeve fqinje të Iranit që të distancohen nga Uashingtoni.

Lajme të ngjashme