Kremlini thotë se Putini është i shëndetshëm, tallet me një thashetheme - NACIONALE

Kremlini thotë se Putini është i shëndetshëm, tallet me një thashetheme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kremlini të martën mohoi një raportim se presidenti rus, Vladimir Putin, është i sëmurë, dhe u tall me thashethemet e vazhdueshme se ai përdorte njerëz “kopje” në paraqitje publike.

“Gjithçka është mirë me të, kjo është absolutisht një rrenë tjetër”- tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet për një raport pa burime nga një kanal rus në rrjetin “Telegram”, i raportuar nga disa media perëndimore, se presidenti rus kishte pësuar një episod serioz shëndetësor të dielën në mbrëmje, raporton agjencia “Reuters”.

Zëdhënësi i Kremlinit qeshi si reagim ndaj një pyetjeje tjetër për njerëzit “kopje” të Putinit dhe mohoi se presidenti rus kishte ndonjë të tillë.

“Kjo i përket një kategorie të mashtrimeve absurde me informata që një varg i tërë mediash e diskutojnë me këmbëngulje të lakmueshme. Kjo nuk sjell asgjë, pos një buzëqeshje”- shtoi Peskovi.

Putini, person i dhënë pas xhudos, mbushi 71 vjet më 7 tetor. Ai vazhdon që të zbatojë orar të ngjeshur të takimeve dhe paraqitjeve publike, shumë prej tyre të transmetuara në televizion.

Në axhendën e tij rishtazi u përfshi edhe një vizitë në Kinë javën e kaluar, ndërsa gjatë kthimit u ndal në dy qytete ruse.

Në një intervistë të realizuar në vitin 2020, Putini i kishte mohuar thashethemet e vazhdueshme se ai përdor njerëz “kopje”, edhe pse kishte theksuar se i ishte ofruar mundësia për të përdorur një të tillë në të kaluarën për arsye sigurie.

Lajme të ngjashme