Kremlini thotë se nuk ka informata për vendndodhjen e Prigozhinit - NACIONALE

Kremlini thotë se nuk ka informata për vendndodhjen e Prigozhinit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kremlini tha të martën se nuk kishte informata për vendndodhjen e Yevgeny Prigozhinit, udhëheqës i grupit të mercenarëve “Wagner”.

Sipas kushteve të një marrëveshjeje me të cilën iu dha fund kryengritjes së fundjavës së kaluar, Prigozhinit do t’i lejohej shkuarja në Bjellorusi dhe luftëtarëve të tij u është dhënë mundësia që të shkojnë një Bjellorusi ose të bëhen pjesë e ushtrisë ruse, raporton gazeta “The Guardian”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha në konferencën e tij të rregullt për gazetarë se marrëveshja për përfundimin e kryengritjes ishte duke u zbatuar dhe se presidenti rus, Vladimir Putin, gjithmonë e mban fjalën.

Kremlini tha se nuk dinte se sa luftëtarë të grupit “Wagner” do të nënshkrujanë kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë pas marrëveshjes.

U njoftua se Putini të martën do t’u drejtohet njësiteve ushtarake ruse, Gardës Kombëtare, forcave të sigurisë dhe të tjerëve që e ndihmuan mbajtjen e rendit gjatë kryengritjes së të shtunës nga luftëtarët mercenarë.

Më herët, një aeroplan i lidhur me Prigozhinin raportohet se kishte aterruar në Minsk të Bjellorusisë.

Në një fjalim të mbajtur në kryeqytetin e vendit, presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, tha se ishte e dhimbshme që të shiheshin ngjarjet në Rusi dhe se ai i kishte vënë ushtarët dhe policët bjellorusë në gjendje të plotë gatishmërie gjatë krizës në Rusi.

Lajme të ngjashme