Kremlini për lidhjet e atentatorit të Trumpit me Ukrainën: Loja me zjarrin ka pasoja - NACIONALE

Kremlini për lidhjet e atentatorit të Trumpit me Ukrainën: Loja me zjarrin ka pasoja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kremlini tha të hënën se lidhjet ukrainase të të dyshuarit për vrasje në tentativë ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, tregojnë se “loja me zjarrin” ka pasoja.

Kur u pyet për atë që FBI-ja e quajti vrasje në tentativë në dukje ndaj Trumpit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha: “Nuk jemi ne ata që duhet të jemi duke menduar, janë shërbimet amerikane të inteligjencës që duhet të jenë duke menduar. Në çdo rast, loja me zjarrin i ka pasojat e veta” – raporton agjencia “Reuters”.

Komenti ishte referencë e qartë ndaj përkrahjes që Shtetet e Bashkuara ia japin Ukrainës kundër Rusisë.

Televizionet CNN e “Fox News” si dhe gazeta “The New York Times” e kanë identifikuar të dyshuarin si Ryan Wesley Routh, 58 vjeç, nga Hawaii, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të sundimit të ligjit.

Sipas tri llogarive në rrjete sociale me emrin e të dyshuarit lihet të kuptohet se ai është përkrahës i zjarrtë i Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë.

Gazeta “The New York Times” raportoi se e kishte intervistuar të dyshuarin më 2023 për një artikull rreth amerikanëve që po bënin punë vullnetare për ta ndihmuar luftën e Ukrainës.

Routhi i kishte thënë të përditshmes së njohur amerikane që kishte udhëtuar në Ukrainë dhe kishte qëndruar disa muaj atje më 2022 dhe se po mundohej që të rekrutonte ushtarë afganë që kishin ikur nga talibanët për të luftuar në Ukrainë./Nacionale

Lajme të ngjashme