Kosova ende në mesin e dhjetë shteteve më të reja në botë - NACIONALE

Kosova ende në mesin e dhjetë shteteve më të reja në botë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Faqja e njohur e udhëtimeve, “TheTravel.com”, ka bërë një listë me dhjetë shtetet më të reja në botë, në të cilën e ka përfshirë edhe Kosovën. Çfarë thuhet aty për vendin tonë?

“Edhe pse është banuar nga njerëzit në kohë antike, Kosova e fitoi pavarësinë më 17 shkurt 2008, duke e bërë atë njërin ndër shtetet më të reja në botë. Kosova bëri disa zotime gjatë shpalljes së pavarësisë, përfshirë përqafimin e multi-etnicitetit dhe mirëpritjen e mbikëqyrjes ndërkombëtare”- thuhet në pjesën ku përshkruhet Kosova.

“Kosova e ditëve të sotme është destinacion që ia vlen të futet në listën e vendeve për t’u vizituar, sidomos për shkak të njerëzve që u pëlqen që të dalin”- thuhet më tej.

Në këtë listë, përpos Kosovës, janë edhe Serbia, Palau, Timori Lindor, Mali i Zi, Eritrea, Kroacia, Republika Çeke e Sllovakia.

Për ta lexuar artikullin e plotë në gjuhën angleze, klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme