Korea e Jugut lëshon për herë të parë satelit në orbitë me raketë vendore - PAMJE - NACIONALE

Korea e Jugut lëshon për herë të parë satelit në orbitë me raketë vendore - PAMJE

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Korea e Jugut ka njoftuar se ka lëshuar me sukses një satelit të vogël por funksional për në orbitë, duke përdorur për herë të parë një raketë vendore.

Ky lëshim e sjellë vendin më afër ëndrrës për t’u bërë një lojtar i ri në industrinë hapësinore dhe për të vendosur satelitët spiunë në mënyrë që të mund të monitorojë më mirë Korenë e Veriut.

Raketa e lëshuar Nuri me tre faza, është e ndërtuar nga Instituti i Kërkimeve të Hapësirës Ajrore të Koresë së bashku me qindra kompani lokale. Lëshimi i saj u bë nga Qendra Hapësinore Naro në Goheung në skajin jugperëndimor të Koresë së Jugut, ditën e martë.

Shtatëdhjetë minuta pas ngritjes, Korea e Jugut njoftoi se Nuri kishte arritur me sukses në misionin e saj për të futur një satelit të punës 357 paund, si dhe një satelit bedel 1.3 ton, në orbitë rreth 435 milje mbi Tokë .

Lëshimi i këtij sateliti tregon se vendi mund të arrijë ambicien e tij për industrinë hapësinore, duke mos u mbështetur më në teknologjinë e vendeve të tjera.

Lajme të ngjashme