Komandanti ukrainas thotë se prioritet i ka zhvillimin dhe përdorimin e dronëve - NACIONALE

Komandanti ukrainas thotë se prioritet i ka zhvillimin dhe përdorimin e dronëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Gjeneral Kolonel Oleksandr Syrskiy, të hënën përsëri e theksoi rëndësinë e përdorimit të dronëve në fushën e betejës, duke thënë se ata po bëhen gjithnjë më të rëndësishëm në luftën kundër forcave ruse.

Duke i bërë komentet në ditën e njëjtë kur Qeveria miratoi shpenzime të konsiderueshme për blerjen e këtyre armëve, Syrskiy tha se trupat ukrainase duhet të jenë të pajisura me armët më efikase dhe më të reja. Ai gjithashtu e theksoi trajnimin e specialistëve për përdorim të mjeteve elektrike luftarake, dronëve dhe sistemeve të automatizuara të kontrollit, raporton Radio “Evropa e Lirë”.

“Sistemet pa pilotë zënë një vend të spikatur këtu. Prandaj, zhvillimi dhe përdorimi i sistemeve pa piplotë janë prioriteti im” – tha komandanti ukrainas.

Ukraina është duke punuar për përshpejtimin e zbatimit të teknologjive inovative dhe për ta siguruar “përshtatshmërinë e trupave të caktuar të menaxhimit ushtarak”, kur bëhet fjalë për këto lloje të mbrojtjes, shtoi ai.

Javën e kaluar, pasi i vizitoi pozicionet ukrainase në rajonin Zaporizhia, Syrskiy tha se luftimet janë karakterizuar nga përdorimi i gjerë i dronëve të të gjitha llojeve, bashkë me zjarrin e artilerisë dhe mortajave.

“Nën rrethana të tilla, sistemet e sulmit pa pilot po bëhen gradualisht arma kryesore e sulmit e njësiteve tokësore në një betejë të kombinuar ushtarake” – tha ai të enjten.

“Ne marrim qasje gjithëpërfshirëse për planifikimin e nevojave tona, në rend të parë duke e marrë parasysh përvojën e tanishme nga fusha e betejës, por detyra kryesore që duhet ta kryejnë teknologjitë dhe inovacioanet është ruajtja e jetës së ushtarëve tanë” – shtoi komandanti i ushtrisë ukrainase.

Përderisa Syrskiy e përmendi përdorimin e dronëve në luftë, kabineti i ministrave ukrainas vendosi që të ndajë 129 milionë dollarë shtesë për blerjen e më shumë dronëve për forcat e armatosura, njoftoi kryeministri Denys Shmyhal.

Ukraina po mundohet që ta shtojnë prodhimin e armëve që ta zvogëlojë varësinë nga dërgesat e partnerëve perëndimorë. Trupat ukrainase po ballafaqohen me mungesë të madhe të predhave të artilerisë përgjatë vijës së frontit më të gjatë se 900 kilometra në pjesët lindore dhe juglindore të vendit.

Lajme të ngjashme