Kina e dënon me vdekje sulmuesin e autobusit të shkollës japoneze - NACIONALE

Kina e dënon me vdekje sulmuesin e autobusit të shkollës japoneze

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një burrë kinez, i cili kishte sulmuar një nënë e një fëmijë japonez me thikë dhe kishte vrarë një grua kineze që ishte munduar t’i mbronte ata, është dënuar me vdekje, sipas Qeverisë së Japonisë.

Një gjykatë kineze tha se Zhou Jiasheng, 52 vjeç, e kishte kryer sulmin më 24 qershor, pasi i kishte humbur vullneti për të jetuar pas humbjes së vendit të punës dhe borxheve pasuese, raporton televizioni BBC.

Sulmi kishte ndodhur afër një shkolle japoneze në provincën kineze Suzhou dhe ishte njëri nga tri sulmet ndaj të huajve në Kinë vitin e kaluar.

Vendimi për dënimin me vdekje erdhi kur autoritetet kineze kanë kryer disa ekzekutime të profilit të lartë ditëve të fundit.

Sekretari i kabinetit qeveritar japonez, Yoshimasa Hayashi, iu tha gazetarëve në një konferencë se gjykata kineze kishte vlerësuar se sulmi ishte “vrasje e qëllimshme” dhe se ndëshkimi është dhënë duke u mbështetur në “ndikimin social domethënës” që krimi e kishte shkaktuar.

Sidoqoftë, gjykata nuk e përmendi Japoninë gjatë shqiptimit të dënimit, sipas Hayashit, i cili shtoi se zyrtarë të konsullatës japoneze në Shangai morën pjesë në seancë.

Sipas sekretarit të kabinetit qeveritar japonez, krimi la të vrarë e të lënduar “njerëz të pafajshëm”, përfshirë një fëmijë, dhe ishte akt “absolutisht i pafalshëm”.

Kina ka qenë duke u ballafaquar me shtim të dhunës publike. Besohet se shumë sulmues janë motivuar nga dëshira për “të marrë hak ndaj shoqërisë”, kur autorët veprojnë si pasojë e vështirësive personale duke sulmuar persona të panjohur./Nacionale

Lajme të ngjashme