Kina dhe Koreja e Veriut synojnë “kapitull të ri” të bashkëpunimit - NACIONALE

Kina dhe Koreja e Veriut synojnë “kapitull të ri” të bashkëpunimit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i tretë më i pushtetshëm në Kinë, Zhao Leji – anëtar i Komitetit të Partisë Komuniste të Kinës – e ka realizuar një vizitë këtë javë në Korenë Veriore, teksa dy vendet shënojnë 75-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.

Kina është shteti prej të cilit përfiton më së shumti Koreja e Veriut, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe atë ekonomik.

Kina, bashkë me Rusinë, i kanë bllokuar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që të sanksionojnë Qeverinë e Kim Jong Un-it, pas rritjes së numrit të testimeve bërthamore.

Dy burra shihen afër një ekrani që transmeton testimet raketore të verikoreanëve. Fotografi nga arkivi.

Zhao është takuar të shtunën me Kimin, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve të Pekinit, Xinhua.

Ai është cituar t’i ketë thënë liderit verikorean se Kina “ka gatishmëri të forcojë bashkëpunimin me Korenë e Veriut, dhe që të ruhen interesat e përbashkët në të dyja anët”. /REL

Lajme të ngjashme