Kimi i Koresë s’i shkoqet ushtrisë, e “vozit” tankun e ri gjatë një beteje të simuluar - NACIONALE

Kimi i Koresë s’i shkoqet ushtrisë, e “vozit” tankun e ri gjatë një beteje të simuluar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong Un, drejtoi një demonstrim ushtarak që përfshiu një lloj të ri të tankeve të betejës, raportoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, si shfaqja më e re e fuqisë, përderisa Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara i përmbyllën ushtrimet e përbashkëta.

Kimi shprehu “kënaqësi të madhe” që lloji i ri i tankut të betejës me sukses e demonstroi fuqinë e vet goditëse në shfaqjen e parë të performancës të mërkurën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve.

“Ndeshja trajnuese” ishte hartuar për t’i inspektuar kapacitetet luftarake të ekuipazheve të tankeve dhe për t’i njohur ata me veprimet luftarake në misione të ndryshme taktike, tha më tej agjencia KCNA, përcjell agjencia “Reuters”.

“Duke e hapur shpejt rrugën e tyre nëpër rrethanat më të këqija të ndryshme luftarake, tanket e rënda goditën caqe menjëherë me goditje të fuqishme dhe depërtuan nëpër vija të forta të mbrojtjes me manovrueshmëri të lartë” – raportoi mediumi shtetëror.

Divizioni i 105-të i Tankeve, që u shpall fitues i betejës së simuluar, ishte njësia që e pushtoi kryeqytetin e Koresë Jugore, Seulin, gjatë Luftës Koreane, sipas agjencisë KCNA.

Në këtë ngjarje, Kimi u shoqërua nga zyrtarë të lartë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Kang Sun Nam.

Në një fotografi të publikuar nga agjencia KCNA, udhëheqësi i shtetit të izoluar u pa me kokën jashtë një tanku, ndërsa mediat shtetërore raportuan se ai e voziti tankun vetë.

Ndërkohë, në fotografi të tjera shfaqet Kimi me një xhaketë lëkure, i rrethuar nga oficerë ushtarakë, si dhe tanke me flamuj të Koresë Veriore duke shkrepur predha në një fushë.

Lajme të ngjashme