Kievi thotë se ka rrëzuar 35 dronë rusë - NACIONALE

Kievi thotë se ka rrëzuar 35 dronë rusë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kievi tha më 10 mars se ka rrëzuar 35 dronë të lëshuar nga Rusia në mbarë Ukrainën, përfshirë edhe në rajonin e kryeqytetit, duke shtuar se një sulm në një qytet në lindje la të plagosur të paktën nëntë persona.

Ukraina tha se sulmet me dronë u lëshuan drejt rajoneve qendrore dhe jugore, ndërkaq në rajonet lindore të Harkivit dhe Donjeckut ka pasur sulme me raketa.

“Si rezultat i operacioneve luftuese, 35 dronë Shahed – të prodhimit iranian – janë rrëzuar” në mbi dhjetë rajone, thanë Forcat Ajrore përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në njoftim u tha se dronët u rrëzuan në rajonet qendrore të Kievit, Vinitsjas, Çerkasit dhe Dnipropetrovskit, si dhe në rajonet jugore të Odesës, Hersonit dhe Mikolajivit. /REL

Lajme të ngjashme