Këngëtarja ruse e burgosur për këngë kundër Kremlinit arrestohet me të dalë nga burgu - NACIONALE

Këngëtarja ruse e burgosur për këngë kundër Kremlinit arrestohet me të dalë nga burgu

3 javë më parë

nga NACIONALE

Policia në Shën Petersburg e kanë ndaluar me të dalë nga burgu adoleshenten Diana Loginova, këngëtare që tashmë ishte burgosur dy herë për periudha të shkurtra, pasi kishte kënduar këngë kundër Kremlinit, thanë të hënën mediat shtetërore dhe mbështetësit e saj.

Loginova, 18 vjeçe, këngëtare e grupit “Stoptime”, ishte arrestuar së pari me anëtarë të tjerë të bendit muajin e kaluar dhe ishte burgosur për 13 ditë për një shkelje të rendit publik, pasi performanca e saj me këngën e ndaluar, “Kooperativa e Liqenit Mjellma”, nga reperi rus anti-Kremlin në ekzil, Noize MC, u bë virale në rrjete sociale, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Performanca e saj e një këngë tjetër që nuk pëlqehet nga autoritetet “Ti je Ushtar”, që këndohet nga këngëtarja Kometochka, e cila, njësoj ri reperi Noize MC, është larguar nga vendi dhe është futur në listën e “agjentëve të huaj”, e kishte futur në telashe të mëtejme dhe ishte ndëshkuar me 30 mijë rubla (369 dollarë) për diskreditim të ushtrisë.

Një gjykatë pastaj i kishte shqiptuar një dënim tjetër me 13 ditë burgim për huliganizëm në lidhje me performancën e saj afër një stacioni të metrosë në qendër të Shën Petersburgut muajin e kaluar.

Autoritetet ruse i kanë shtypur ashpër zërat kritikë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurtin e vitit 2022, duke argumentuar se shoqëria duhet të jetë sa më e bashkuar në kohën kur, sipas tyre, ajo është përfshirë në një luftë prokurë me Perëndimin.

Loginova pritej të lirohej të hënën, por, në vend të kësaj, u dërgua në një stacion policor në Shën Petersburg, ku agjencia RIA citoi një burim të sundimit të ligjit të ketë thënë se ajo pritet të ngarkohet me akuzën për një shkelje tjetër të rendit publik që mund t’i sjellë burgim të ri për afat të shkurtër./Nacionale

Lajme të ngjashme