Katzi thotë se Izraeli kishte vendosur që në nëntor për vrasjen e Khameneit - NACIONALE

Katzi thotë se Izraeli kishte vendosur që në nëntor për vrasjen e Khameneit

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha të enjten se vendi i tij e mori vendimin për vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, në nëntorin e vitit të kaluar dhe po planifikonte që ta kryente operacionin rreth gjashtë muaj më pas.

Khamenei u vra në orët e para të një fushate ajrore amerikano-izraelite që filloi të shtunën. Kjo ishte vrasja e parë e një udhëheqësi të lartë shtetëror përmes një sulmi ajror, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Tashmë në nëntor, ne u mblodhëm me kryeministrin [Benjamin Netanyahu] në një forum shumë të ngushtë dhe kryeministri e caktoi objektivin për eliminimin e Khameneit” – tha Katzi në televizionin izraelit, N12 TV. Sipas tij, vrasja e Khameneit ishte planifikuar për mesin e këtij viti.

Plani më pas u nda me Uashingtonin dhe u hodh mbi tavolinë rreth muajit janar pas shpërthimit të protestave në Iran, kur Izraeli ishte i shqetësuar se udhëheqësit iranianë, të ndodhur nën presion, mund t’i sulmonin Izraelin dhe asetet amerikane në Lindjen e Mesme, tha ministri izraelit.

Izraeli ka thënë se qëllimin e ka që ta eliminojë rrezikun ekzistencial që e sheh brenda programit bërthamor dhe raketor të Iranit dhe për të sjellë ndryshim të pushtetit në këtë shtet. Udhëheqësit iranianë deri më tani nuk kanë shfaqur shenja për heqje dorë nga pushteti.

Sulmi i përbashkët amerikano-izraelit po i afrohet fundit të javës së parë, pasi goditjet e para lanë të vrarë zyrtarë të lartë dhe nxitën një luftë rajonale. Irani më pas nisi sulme kundër Izraelit, vendeve të Gjirit Persik e Irakut, ndërsa Izraeli kundër Hezbollahut në Liban.

Lajme të ngjashme