Katër të vrarë nga një sulm raketor rus në qytezën Izium të Ukrainës - NACIONALE

Katër të vrarë nga një sulm raketor rus në qytezën Izium të Ukrainës

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Një sulm raketor rus dëmtoi një bllok banesor dhe ndërtesa administrative, duke vrarë katër njerëz e duke lënduar të paktën 20 të tjerë në qytezën Izium, e cila shtrihet në rajonin Kharkiv të Ukrainës.

Forcat ruse e goditën distriktin qendror të qytezës me një raketë balistike, tha në rrjetin “Telegram” guvernatori Oleh Syniehubov, duke i cituar të dhënat preliminare, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Punëtorët e shpëtimit ishin duke punuar në vendin e ngjarjes dhe të paktën një person ishte i ngujuar nën rrënoja, shtoi zyrtari ukrainas.

Një bllok banesor 5-katësh u dëmtua dhe disa ndërtesa administrative u shkatërruan pjesërisht si rezultat i sulmit, sipas guvernatorit Syniehubov.

Rajoni i Kharkivit, në verilindje të Ukrainës e në kufi me Rusinë, rregullisht vihet në shënjestër të sulmeve ajrore ruse.

Lajme të ngjashme